Ky është momenti kur Arbër Çekaj dhe Fatmir Pjetri tentojnë të arratisen nga burgu “313”. Çekaj u arrestua për sasinë më të madhe të kokainës të futur në Shqipëri, plot 613 kg, ndërsa i Pjetri është pjesë e “Bandës së Babagjyshëve”.
Siç shihet në video, Çekaj dhe Pjetri arrijnë të zbresin nga kati i tretë përmes një çarçafi të bërë gërshetë dhe në duar mbajnë çengela hekuri. I pari zbret nga litari Pjetri, ndërsa pas tij bie edhe Çekaj, i cili siç shihet në pamje, në momentin që bie poshtë, rrëzohet, por ngrihet menjëherë dhe të dy kalojnë rrethimin.