Boksieri shqiptar, Ilir Latifi është rikthyer me fitore në UFC.Ai e mundi Tanner Boserin në eventin e UFC që po mbahet në Las Vegas.
Pas tri raundeve, nuk pati nokaut dhe vendimi për fituesin i takoi gjyqtarëve.Ata me vendim të ndarë shpallën Latifin fitues të duelit. Dy prej tyre ia dhanë pikët Latifit, kurse një Boserit.
Latifi arriti ta rrëzojë Boserin në raundin e fundit dhe nuk e lëshoi deri në fund të meçit. /Botapress/