Dardan Molliqaj, kreu i Partisë Socialdemokrate nëpërmjet një postimi në Facebook ka bërë të ditur se kanë marrë përkrahjen e Shoqatës së Veteranëve të Luftës të Gjilanit, Kamenicës e Vitisë për protestën e së mërkures.
“Protestojmë së bashku”, ka shkruar Molliqaj, përcjell lajmi.net, duke iu referuar ditës kur pritet që Ekatarina Trendafilova të vizitojë Gjilanin.
Ai nëpërmjet një postimi në Facebook ka shkruar se Gjykata Speciale është e padrejtë dhe ka shkelur barazinë dhe të drejtat e njeriut.
SHBA merr vendimin historik, bën lëvizjen e madhe ushtarake në Ballkan
“Vizitat për matje të opinionit publik e rregullim të imazhit të saj me takime të mbyllura janë të padëshirueshme.”, ka thënë ai.
Ky është postimi i plotë:
Protestojmë së bashku!
Sot, së bashku me Qëndronin, takuam udhëheqësit e Shoqatës së Veteranëve të Gjilanit, Kamenicës dhe Vitisë, të cilët ofruan mbështetje për protestën e së mërkurës në Gjilan.
Gjykata Speciale është e padrejtë qysh në fillim. Ajo e ka shkelur kriterin e barazisë mes palëve dhe të drejtat e njeriut. Vizitat për matje të opinionit publik e rregullim të imazhit të saj me takime të mbyllura janë të padëshirueshme.
Prandaj, të mërkurën, nga ora 10:00, Hotel “Astoria”, Gjilan ku do të zhvillohet takimi i znj.Trendafilova, protestojmë kundër kësaj vizite!. /Botapress.info/