Modeles së famshme kroate i dalin telashe me sigurimin e stadiumit

Modelja nga Kroacia, Ivana Knoll, e cila mori famën në Kampionatin Botëror në Katar, pati telashe me sigurimin e stadiumit gjatë ndeshjes mes Kroacisë dhe Brazilit.

Sipas DailyMail, Knollit iu ndalua të bënte foto me fansat para ndeshjes.

LEXO EDHE KETE

Kroacia e qon në shtëpi Brazilin, shkon në gjysmëfinale

“Ata nuk i lejojnë tifozët të bëjnë foto me mua. I pyeta pse janë kaq të pasjellshëm”, ka thënë Knoll për Bildin.

30-vjeçarja ka arritur mbi 2 milionë ndjekës në Instagram vetëm pas paraqitjeve provokuese që ka dhuruar në Botëror.

Kroacia u kualifikua në gjysmëfinale, pasi mposhti Brazilin me penallti./Botapress.info/

ngjashme