Një incident i rrezikshëm është shënuar në Istog, ku në oborrin e një shtëpie dyshohet se është hedhur mjet shpërthyes, mëson Sinjali.
Ngjarja ka ndodhur më 30 prill 2026 rreth orës 22:00, ku viktimë është Rr. E (57-vjeçar).
Sipas informacioneve, njësitë policore që kanë dalë në vendngjarje kanë gjetur dy kartonë në formë cilindrike në vende të ndryshme të oborrit, si dhe dy bombola gazi (propan), të cilat dyshohet se janë përdorur në këtë rast.
Po ashtu, në vendin e ngjarjes është vërejtur një gjurmë e bardhë, që dyshohet se është pasojë e shpërthimit të një mjeti piroteknik.
Në lokacion kanë ndërhyrë edhe njësitë e hetimeve dhe forenzikës nga DRP Pejë, të cilat kanë kryer ekzaminimin dhe kanë tërhequr provat materiale, ndërsa Njësia për Trajtimin e Mjeteve Eksplozive ka bërë largimin e bombolave të gazit.
Viktima, e shqetësuar nga rasti, ka marrë trajtim mjekësor dhe nuk ka qenë në gjendje të japë deklaratë.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, ndërsa hetimet janë në vazhdim për identifikimin e të dyshuarve.



Të tjera
Uncategorized
Dentro la Lobby: come un buon design trasforma l’intrattenimento nei casino online
Una lobby ben progettata è il
Aktuale
Trump nga Ankaraja: Mund t’i tërheqim të gjithë trupat tanë nga Evropa
Presidenti amerikan, Donald Trump, të martën
Lajme Opinione
Kajtazi: Prej se ka ardhë në pushtet, Kurti çdo verë pushimet i kalon në Greqi e kurrë në Shqipëri!
Gazetari Vehbi Kajtazi ka komentuar