Gjatë emisionit LIVE të Big Brother VIP, Fifit i ka rënë të fikët pas një debati me opinionistën Balina Badinakun.
Këngëtarja derisa po kërkonte të linte shtëpinë e Big Brother në një moment çohet në këmbë. Aty asaj i bie të fikët dhe Arbana Osmani ndërpren lidhjen me shtëpinë dhe jep publicitet.
Pas publicitetit, Arbana Osmani tregoi se gjendja shëndetësore e saj është e mirë dhe doktorët ndodhen brenda shtëpisë në këto momente./Botapress.info/