Qytetarët vazhdimisht ankohen për çmimet dhe cilësinë e produkteve në marketet e mëdha në vend. Mirëpo, problem i vazhdueshëm po mbetet edhe higjiena në këto hapësira.
Një qytetare ka publikuar në grupin “Network Prishtina” një video e cila, sipas saj, është realizuar në njërën nga pikat e marketit “Viva Fresh Store” në Prishtinë.
Në këtë video shihet një mi i cili është futur në pjesën e pjekurinave dhe shihet duke ngrënë petulla.
Instituti i Shëndetit Publik ka apeluar te qytetarët që të ruajnë ushqimet nga minjtë, pasi që të njëjtit janë shkaktarë të sëmundjes ethet e minjve./Botapress.info/