Kosova, si një vend paqësor, stabil dhe multietnik, mbetet një prioritet strategjik për Gjermaninë, ka deklaruar Misioni Gjerman në NATO.
Sipas njoftimit të bërë nga ky mision, angazhimi i Gjermanisë për sigurinë dhe stabilitetin në rajon, përfshirë Kosovën, është i pakundërshtueshëm.
Misioni Gjerman në NATO ka theksuar rolin kyç të KFOR-it dhe Ekipit Ndërlidhës Këshillimor të NATO-s (NALT) në ruajtjen e sigurisë dhe stabilitetit në Kosovë.
Ata kanë theksuar se Gjermania aktualisht ka më shumë se 300 ushtarë që shërbejnë në kuadër të këtyre dy misioneve të NATO-s.
Po ashtu, Misioni Gjerman njoftoi se vendi ka zgjatur angazhimin e kompanisë operative gjermane në kuadër të KFOR-it deri në vitin 2027.
Sipas deklaratës, në këtë fazë, Gjermania nuk ka planifikuar rritjen e numrit të ushtarëve të saj në KFOR, por vazhdon të mbështesë stabilitetin dhe sigurinë në Kosovë dhe Ballkanin Perëndimor.



Të tjera
Lajme
Forcat amerikane pengojnë mbi 70 cisterna nafte të hyjnë dhe të dalin nga portet iraniane
Bllokada e SHBA-së po pengon më
Aktuale
Pse u shty shpallja e aktgjykimit për katërshen e UÇK-së në Speciale?
Teksa disa në Kosovë shprehën pakënaqësi
Aktuale
Mirena akuza Spahiut se po i sulmon njerëzit që po largohen prej Kurtit
Iliri Mirena, i ftuar në Pressing