Kryesia e Nëndeges mbajti Mbledhjen e radhes . Në këtë mbledhje u muaren disa vendime;
-U bë emrimi i fituesit ë Mirënjohjes ORA E PRESIDENTIT 2024.Me vendim unanim këtë vit Laureat u zgjedh Dr. Dom Lush Gjergji.
Dr.Dom Lush Gjergjin, apo Dom Lushin siç e njeh populli i Kosovës, e vlerësojnë e çmojnë të gjithë pa dallim besimi, e respektojnë dhe e duan për faktin se dom Lushi njihet jo vetëm si prift i zellshëm i Kosoves, por edhe shkrimtar, publicist, e veprimtar i dalluar e sidomos në vitet e 9o me pajtimin e gjaqeve. Ai është biografi më i njohur shqiptar i Nënë Terezës, redaktor e përgjegjës i revistës “Drita”, Vikar i Përgjithshëm i dioqezës Prizren-Prishtinë. Po ashtu, dom Lushi ishte kryetar i SHBH “Nëna Tereze” që në vitet më të rënda mbajti gjallë mebukë, veshmbathje dhe me ilaçe popullin e Kosovës. Dom Lushi njihet edhe si bashkëpunëtor i ngushte i ipeshkvijve, së pari imzot Nike Preles, imzot Mark Sopit, e të imzot Dode Gjergjit. Por, mbi të gjitha, Dom Lush Gjergji në Kosovë njihet si bashkëpunëtor i Presidentit Rugova, lider që bëri dhe vendosi lidhje të fortë me Selinë e Shenjtë dhe Papën Gjon Pali II,si dhe ndërkombëtarizues i çështjes së rëndë e të përvuajtur të popullit teë Kosovës, i okupuar nga regjimi serb gjatë viteve të 90 ta.
Si edhe deri tash ,Mirenjohja i dorëzohet Dr .Dom Lush Gjergjit në Selinë e LDK-së në Prishtinë me një ceremoni solemne .
-U vendos që këtë vit ta organizojmë edhe festen e Dites së Presidentit 24 majin.Ishte kjo porosi e President Rugoves ,andaj do e bejme kete vit me nje mbremje festive familjare.
-U vendos perfaqsuesi jone ne Komisionin zgjedhor z. Arben Gashi,dhe kryesuesja per themelimin e Forumit te Gruas zonjusha Blerina Tershani.
U debatue edhe per gjendjen ne LDK-me theks te veqant ne Nendegen tone,dhe me gjere.Nga kryesuesi Jakup Gerguri u raportue per punen e deritashme,dhe njezeri u zoTuam qe do vazhdojme me aktivitete si deri me tash.Takimet e fundit permes video-konferencave me qendren ,per shpalosjen e Programit Rruga e Re u vlersuan shumë te dobishme ,andaj do vazhdohet kjo praktike edhe ne te ardhmen ,serisa te kete gadishmeri nga Qendra.
-Në të ardhëmen të afert ,ish veprimtarët në NRW do nderohen me nga një Mirënjohje për kontributet e tyre.
Për Kryesinë e Nëndeges Jakup Gerguri 10.03.2024 NRW.