Mirena për radikalin Feraj: Shumë qenie e ndyer

“Pse nuk e vranë Serbia Ramushin, por vëllezërit e tij” – kjo deklaratë skandaloze e radikalit, Hysamedin Feraj ka nxitur reagime të shumta në vend. Së fundmi ka reaguar edhe gazetari, Ilir Mirena.

Mirena e ka kritikuar ashpër këshilltarin e Albin Kurtit, duke e quajtur “qenie të ndyer”.Mes tjerash ai shkruan “Paramendoni, ky i jep këshilla dhe e influencon kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin… 🤮”.

LEXO EDHE KETE

Feraj i VV-së: Pse Ramushi s’po jep përgjigje pse Serbia nuk e vrau atë por vëllezërit e tij

Reagimi i plotë:

Shume qenie e ndyer duhet te jesh me shtru dilema se pse nuk u vrave ti ne lufte po Luan Haradinaj, vellai, qe t’vrame ti e ke bartur n’shpin neper male…

Duhet te jesh qenie si Hysamedin Feraj!

Paramendoni, ky i jep keshilla dhe e influencon kryeministrin e Kosoves, Albin Kurtin… 🤮

Edhe zëdhënësi i AAK-së, Lulzim Blaka ka reaguar ndaj gjuhës së përdorur nga këshilltari i kryeministrit Albin Kurti, Hysamedin Feraj ndaj Ramush Haradinajt.

Blaka në reagimin e tij tha se Feraj s`ka qenë i rrezikuar as të burgosej as të vritej, dhe se në kohën kur kjo u ndodhte shqiptarëve ai ka qenë duke u fshehur skutave, shkruan Insajderi.

“Feraj s’ka qenë i rrezikuar as të burgoset e as të vritet. Në kohën kur shqiptarët burgoseshin, luftonin e vriteshin ai ishte nëpër skuta”.

Më tej Blaka ka deklaruar se nuk mund të jesh shqipar nëse e urren kaq shumë UÇK-në.

“Gjithëherë besnik ndaj Serbisë, gjithëherë kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe luftës së saj të shenjtë, gjithëherë duke pëllitur për interesat e Serbisë. Nuk mund të jesh shqiptar nëse e urren kaq shumë UÇK-në, krenarinë e kombit tone”, tha Blaka.

“Sa i përket të burgosurve, prapë e shtrojmë pyetjen: sa të ish të burgosur në Jugosllavi kanë dhënë konferenca për media? Vetëm një. Sa i përket të rënëve, ata janë krenaria jonë, ndërgjegja jonë kombëtare”, tha Blaka.

ngjashme