Gazetari dhe opionisti Ilir Mirena ka komentuar arrestimin e Ilir Mirenes, ish-ushtarit të UÇK-së nga policia serbe në Serbi. Mirena ia ka parë për të madhe Hasan Dakajt sepse ka zgjedhur Serbinë për transit kur e ka ditur se ka qenë pjestarë i UÇK-së, shkruan Botapress.
Ja postimi i Mirenës në Facebook:
Ish-ushtari i UÇK’se, Hasan Dakaj, qenka arrestuar sot ne Serbi.
Me gjithe keqardhjen per arrestimin e tij, nuk arrije t’i kuptoje ata ish-ushtare te UÇK’se dhe ish – veprimtare te tjere te cilet zgjedhin te kalojne tranzite neper Serbi? Sot, ekzistojne mundesi te shumta udhetimi per t’iu shmangur Serbise. Pse duhet te kalojne neper kete vend qe vazhdon te mbetet kaq armiqesor ndaj nesh?
Viteve te pasluftes kam udhetuar kogja si shume neper bote. Ama, neper Serbi asnjehere. Hera e pare, dhe e fundit, kur kam kaluar neper kete vend, si tinejxher, eshte viti 1989. Ka qene nje udhetim transit, me tren qe nisej nga Fushe Kosova. Kurre me.
Si gazetare kam pasur ftesa dhe mundesi per te shkuar neper konferenca te ndryshme ne Beograd, OSBE, konferenca nderkombetare e raste te tjera.
Nuk e di a jam ne far listash te policise se tyre. Ndodh edhe qe jo. Mund te jete vetem paranoje e imja. Ama asnjehere nuk jam joshur, e as nuk kam dashur ta testoje zellin anti-shqiptar te shtetit serb…
Prandaj, i sygjeroje secilit, qe kurdoqofte ka pasur ndonje aktivitet kunder shtetit serb, sado modeste te kete qene ai aktivitet, dhe dyshon se mund te jete ne ndonje liste te policise se tyre, te mos kaloje e as te mos e vizitoje kete vend.
Jo, deri ne diten kur i tere Ballkani do te jete pjese e BE’se…