Gazetari dhe opionisti Ilir Mirena ua ka parë për të madhe pushtetarëve të Vetëvendosjes të cilët lajmin për njohjen e pasaportës së Kosovës nga Spanja e bënë kryelajm, shkruan Botapress.
Mirena ka rikujtuar faktin se “…Kina dhe Sllovakia, dy vende qe s’na njohin e pranojne pasaporten tone prej vitit 2012, po s’m’kujtohet qe dikush te kete ba feste per kete pune”
Ja postimi i Mirenës në Facebook
Njohja e pasaportes nga Spanja sigurisht qe eshte lajm i mire per qytetaret e Kosoves.
Ne anen tjeter, pushteti i Kurtit po rrah gjoks per kete pune.
Ndoshta duhet edhe t’i kuptojme.
T’i kuptojme, sepse kur per tri-kater vjet nuk t’vjen asnje njohje, asnje antaresim ne organizata nderkombetare, kur per tri-kater vjet vendin e ke sjell nen sanksione dhe izolim politik e ekonomik, natyrisht i gezohesh dhe e bene feste njohjen e pasaportes prej nje vendi…
Psh Kina dhe Sllovakia, dy vende qe s’na njohin e pranojne pasaporten tone prej vitit 2012, po s’m’kujtohet qe dikush te kete ba feste per kete pune. Thjesht, publikohej si lajm per qytetaret dhe kaq…😊