Gazetarët Ilir Mirena dhe Parim Olluri kanë ironizuar në “Pressing” të T7 rreth zgjedhjes së Dimal Bashës në krye të Kuvendit.
U tha se “Albin Kurti nuk ka më shumë se Basha”, e që “Basha përfaqëson më të së miri Lëvizjen Vetëvendosje”.
Mendoj që LVV ka ra në një granck që ka besu që partitë ish opozitare nuk kanë me ia votu. Në përpjekje që me emra si të Dimalit me shty ende paaftësinë për më bë numra për Qeveri, zgjedhja ka qenë në atë frymë. Ta qesim një kandidat sa më të dobët e qesharak me shpresë që këta nuk e votojnë dhe unë përfitojë kohë ende”.
“Nuk bën me u hatru kërkush me Dimalin, Dimali i ka marrë dhjetëra mijëra vota, është deputet i një partie që ka marrë gati 400 mijë vota. Kështu që ky i përfaqëson qytetarët e këtij vendi”, tha MIrena.
Ndërsa Olluri tha se Basha më së miri e përfaqëson këtë mendësi.
“Militantët e VV-së gjithë ditën shajnë, edhe Dimali shan. Është përfaqësues i tyre”, tha Olluri.



Të tjera
Lajme Opinione
Bardhyl Mahmuti për Goxhajn: Kush është ky faqezi, zëdhënësi i protestave në Tiranë?
Ish-përfaqësuesi politik dhe njëri
Lajme
Dy motrat që humbën jetën në aksidentin e rëndë, do të varrosen në Kosovë
Erza (23 vjeçe) dhe Aulona (17
Aktuale
Kosova e 55-ta në kategorinë e militarizimit, sipas Indeksit Global të Paqes
Kosova renditet e 55-ta në botë