Deputetët e Kuvendit të Kosovës me 76 vota për kanë miratuar raportin vjetor të Agjencisë për Informim dhe Privatësi për vitin 2020.Ky raport mori përkrahjen nga gjitha grupet parlamentare.
Po ashtu Kuvendi, me 73 vota për dhe asnjë kundër votoi në parim plotësim-ndryshimin e Ligjit për Përgjegjësitë Disiplinore të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve. Derisa seanca plenare në Kuvend po vazhdon me debatin parlamentar për ekonominë gjatë pandemisë Covid 19.
Deputetët votojnë në parim plotësim ndryshimin e Ligjit për Përgjegjësitë Disiplinore të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve
Deputetët votojnë në parim plotësim ndryshimin e Ligjit për Përgjegjësitë Disiplinore të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve. Me 73 vota për dhe asnjë kundër deputetët kanë votuar në parim plotësim-ndryshimin e Ligjit për Përgjegjësitë Disiplinore të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve.
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu tha se me këtë ndryshim të këtij ligji evitohet të metat dhe problemet që janë hasur në praktik për disiplinimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve. Këtë ndryshim dhe plotësim të Ligjit për Përgjegjësitë Disiplinore të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve e kanë përkrahur edhe grupet parlamentare opozitare.
Haxhiu: Nesër finalizohet drafti i parë i koncept dokumentit për vetingun
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës ka bërë të ditur se nesër do të finalizohet drafti i parë i koncept dokumentit për vetingun në sistemin e drejtësisë.
Haxhiu ka thënë se reforma më e madhe në sistemin e drejtësisë do të jetë vetingu.
“Më 15 qershor, finalizohet drafti i parë i koncept dokumentit për vetingun në sistemin e drejtësisë. Nuk është në rregull të kemi një ligj me 3-4 ndryshime. Kjo duhet të adresohet sa më parë që të kemi ligje të integruara”, ka deklaruar ajo.
Përndryshe, Haxhiu ka thënë se ka ftuar subjektet opozitare në takime të veçanta për të diskutuar për vetingun.
“Reforma më e madhe në sistemin e drejtësisë do të jetë vetingu dhe është i rëndësishëm konsensusi brenda Kuvendit. Unë i kam ftuar subjektet opozitare për takime të veçanta. Edhe roli i grupit parlamentar të VV’së është shumë i rëndësishëm në këtë drejtim. Pastaj do të takoj edhe grupet parlamentare që përfaqësojnë komunitetin joshumicë”, ka shtuar ajo.
Përndryshe në vazhdimin e seancës së sotme do të diskutohet edhe për situatën ekonomike si pasojë e pandemisë COVID-19 dhe për pika tjera.
Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë mbledhur sërish sot për ta vazhduar seancën e mbetur në gjysmë të javës së kaluar. Në rend të ditës për diskutim është debati parlamentar në lidhje me situatën ekonomike si pasojë e pandemisë COVID-19.
Ndërkohë, pritet të shqyrtohen edhe Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Përgjegjësitë Disiplinore të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve dhe Raporti vjetor i Agjencisë për Informim dhe Privatësi për vitin 2020.
Të zgjedhurit e popullit do të tentojnë edhe kësaj radhe të bëjnë plotësim-ndryshimin e vendimit për formimin e komisioneve parlamentare.
Kuvendi i Kosovës sot do të vazhdojë seancën plenare. Në këtë seancë ndër tjerash do të debatohet për situatën ekonomike si pasojë e pandemisë COVID-19. Seanca do të nis në orën 10:00.
Rendi i ditës:
5. Propozim-vendimet për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit nr. 08-V-006, dt. 02.04.2021 për formimin e komisioneve parlamentare,
6. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-003 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 06/L-057 për Përgjegjësitë Disiplinore të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve,
7. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Agjencisë për Informim dhe Privatësi për vitin 2020,
8. Debat parlamentar në lidhje situatën ekonomike si pasojë e pandemisë COVID-19./Botapress/