Kuvendi i Kosovës ka miratuar tri marrëveshje, dy nga to me Bashkimin Evropian dhe me Republikën Federale Gjermane. Marrëveshjet e miratuara në seancën e sotme plenare, janë në fushën e tatimit, doganave dhe bashkëfinancimit për “Projektin Parku i Inovacionit dhe Trajnimit Prizren”.
Marrëveshja e parë e miratuar nga deputetët është për pjesëmarrjen e Kosovës në programin “Fiscalis” të BE-së, për bashkëpunim në fushën e tatimeve. Kjo marrëveshje është miratuar me 86 votat pro të deputetëve.
Ngritët aktakuzë ndaj Rozeta Hajdarit, për mosdeklarim të pasurisë
Me po kaq vota është miratuar edhe marrëveshja mes Kosovës dhe BE-së, për pjesëmarrje të Kosovës në programin “Doganat” të BE-së.
Deputetët në seancën e sotme kanë miratuar me 83 vota marrëveshjen e bashkëfinancimit për projektin e “Parku i Inovacionit dhe Trajnimit në Prizrenit”, mes Kosovës dhe Republikës Federale Gjermane, i cili ka vlerë prej pesë milionë euro./Botapress.info/