Durim Berisha, juristi dhe ish-këshilltari i kryeministrit Albin Kurti, ka bërë të ditur se të hënën e ka dorëzuar vërtetimin për aprovimin në heshtje të kërkesës për anulimin e nenit të Udhëzimit Administrativ që ndalon bartjen e shamisë nëpër shkolla, raporton Botapress.info
Berisha, me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook theksoi se nëse pa vonesë nuk dorëzohet vërtetimi të cilin thotë se e ka obligim ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, atëherë do t’i drejtohet Prokurorisë së Shtetit.
“Padituria nuk eshte justifikim para organeve te drejtesise. Niveli dhe qasja e ministres dhe stafit te saj, sidomos dergimi i atij vendimit te dates 31.09.2022 pasi u morr vesh se kerkesa eshte aprovuar ne heshtje, jane tregues te vazhdueshem se Ministria e Arsimit udhehiqet nga njerez jokompetent, paragjykues dhe arbitrar”, shkroi ai në një postim në Facebook.
Vendimi nga ministria e Arsimit për refuzimin e kërkesës së bërë ishte bërë jashtë afateve ligjore dhe në mënyrë të gabuar, gjë që mund t’i kushtojë ministres Nagavci me përballje me ligjin.
Ministrja Nagavci edhe më herët është ballafaquar me shkelje ligjore.
‘Marakli i udhëtimeve’: Ministri Latifi shkon për vizitë në Greqi
Pas shkeljes së Kushtetutës, ajo ka vepruar kundërligjshëm edhe në një tjetër vendim të saj, i cili është shfuqizuar nga Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës. KPMShCK-ja ka konstatuar se ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka shkelur ligjin kur i ka shqiptuar masë disiplinore drejtorit të Përgjithshëm të Inspektoratit të Arsimit.
Vendimi i këshillit është marrë më 31 gusht, pati raportuar Paparaci mbi këtë çështje.