Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi si duket i ka shumë për qejfi udhëtimet, ai kësaj radhe ka zgjedhur Greqinë për vizitë, transmeton Gazeta Botapress.info
Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se Latifi ndodhet në një vizitë zyrtar në Greqi.
“Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës Rifat Latifi ka udhëtuar sot për një vizitë zyrtare në Greqi. Ai do të pritet në Athinë nga Ministri i Shëndetësisë i Greqisë, z. Athanasios Plevris, me të cilin do ta bisedojnë për bashkëpunimin në shëndetësi, mbështetjen dhe këmbimin e përvojave rreth sistemit shëndetësor. Gjatë vizitës në Greqi ministri Latifi do të vizitojë edhe disa qendra shëndetësore si dhe do të trajtohet mundësia e trajnimit të stafit shëndetësor nga Kosova në këtë vend si dhe programet e këmbimit të ekspertëve dhe përvojave”, thuhet në njoftimin e MSH-së.
‘Dyshohet se ishte planifikuar atentat edhe ndaj Isa Mustafës’
Udhëtimet e shpeshta të ministrit Latifi, veçanërisht ato në SHBA, kanë qenë në qendër të kritikave ndaj tij. Kjo për shkak të gjendjes së rëndë në të cilën gjendet sistemit shëndetësor në Kosovë, dhe mos veprimeve për të ndryshuar gjendjen në të cilën ndodhet shëndetësia kosovare./Botapress.info/