Emri i frizerit të ministres së drejtësisë, Albulena Haxhiu, Armend Gashi, u lakua mjaft shumë në media ditët e fundit. Krejt kjo pas punësimit të bashkëshortes së tij, Brikena Kelmendi – Gashi, pikërisht në dikasterin e drejtësisë.
Emërimi i Kelmendi-Gashit në Divizionin për Koordinim të Procesit për Mbrojtjen Juridike dhe Mbështetjen Financiare të Personave të Akuzuar Potencial në proceset gjyqësore, po mohohet të ketë qenë favorizim.
Sizmologu Mustafa paralajmëron: Kosova mund të goditet nga tërmete çdo 5 vjet
Të paktën kështu thuhet në përgjigjen e Ministrisë së Drejtësisë për Gazetën Insajderi.
“Emërimi i kandidates ka qenë në përputhje me legjislacionin në fuqi. Për të njëjtën çështje, ka pasur interesim të mediave dhe disa herë është përgjigjur Ministria e Drejtësisë, të cilat janë publike”, thuhet në përgjigjen e tyre.
Koment për këtë punësim kishte as frizeri i Haxhiut, Armendi gruaja e të cilit u punësua në dikaster.
“Nuk kam çka komentoj un, Albulena dhe gruaja (Brikena) jan shoqëruar shum më herët se që e njoh Albulenen”, ka deklaruar ai.
Në vendimin e Haxhiut të protokolluar më 16 janar 2023, ku pak më poshtë te e njëjta datë figuron viti 2022, thuhet se Brikena Kelmendi – Gashi do të nisë punën në Divizionin për Koordinimin e Procesit për Mbrojtjen Juridike dhe Mbështetjen Financiare të Personave të Akuzuar Potencial në Proceset Gjyqësore pranë Dhomave të Specializuara./Botapress.info/