Ministrja Haxhiu mohon favorizimin e gruas së frizerit, thotë se u punësua në përputhje me ligjin

Emri i frizerit të ministres së drejtësisë, Albulena Haxhiu, Armend Gashi, u lakua mjaft shumë në media ditët e fundit. Krejt kjo pas punësimit të bashkëshortes së tij, Brikena Kelmendi – Gashi, pikërisht në dikasterin e drejtësisë.

Emërimi i Kelmendi-Gashit në Divizionin për Koordinim të Procesit për Mbrojtjen Juridike dhe Mbështetjen Financiare të Personave të Akuzuar Potencial në proceset gjyqësore, po mohohet të ketë qenë favorizim.

LEXO EDHE KETE

Sizmologu Mustafa paralajmëron: Kosova mund të goditet nga tërmete çdo 5 vjet

Të paktën kështu thuhet në përgjigjen e Ministrisë së Drejtësisë për Gazetën Insajderi.

“Emërimi i kandidates ka qenë në përputhje me legjislacionin në fuqi. Për të njëjtën çështje, ka pasur interesim të mediave dhe disa herë është përgjigjur Ministria e Drejtësisë, të cilat janë publike”, thuhet në përgjigjen e tyre.

Koment për këtë punësim kishte as frizeri i Haxhiut, Armendi gruaja e të cilit u punësua në dikaster.

“Nuk kam çka komentoj un, Albulena dhe gruaja (Brikena) jan shoqëruar shum më herët se që e njoh Albulenen”, ka deklaruar ai.

Në vendimin e Haxhiut të protokolluar më 16 janar 2023, ku pak më poshtë te e njëjta datë figuron viti 2022, thuhet se Brikena Kelmendi – Gashi do të nisë punën në Divizionin për Koordinimin e Procesit për Mbrojtjen Juridike dhe Mbështetjen Financiare të Personave të Akuzuar Potencial në Proceset Gjyqësore pranë Dhomave të Specializuara./Botapress.info/

ngjashme