Para anëtarëve të Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë, të hënën, raportoi ministrja Donika Gërvalla.
Kjo tha se ka zhvillime që këtë e bëjnë optimiste për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.
E deputetja Ariana Musliu-Shoshi, ani se i ofroi mbështetje ministres, e kritikoi për pjesëmarrjen e saj në takime bashkë me presidenten Vjosa Osmani e kryeministrin Albin Kurti.
Gërvalla ia ktheu kësaj duke vlerësuar se pjesëmarrja e saj në takime me presidenten e kryeministrin nuk e pengon punën e saj.