Ndonëse sezoni i gripit sezonal është drejt fundit, një sasi e konsiderueshme e vaksinave kanë mbetur në stok.
Vaksinimi me vaksina të gripit sezonal, si çdo vit tjetër, edhe kësaj radhe ka ndodhur në komunën e Pejës.
Vetëm gjatë muajit dhjetor janë vaksinuar 5700 persona.
Mirëpo në një përgjigje, drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë në Pejë, ka thënë që kanë mbetur edhe 3000 vaksina në stok.
Megjithatë sezoni i gripit sezonal ka nisur në tetor dhe sipas epidemiologëve përfundon në fund të këtij muaji.
Por ngjashëm si në Pejë, kanë mbetur edhe një sasi e konsiderueshme e vaksinave sezonale nëpër komunat e tjera.
Rrjedhimisht janë 69 mijë e 325 vaksina të cilat nuk janë shfrytëzuar.
Sipas Besim Kodrës nga Shoqata për të Drejtat e Pacientëve në Kosovë, një problem i tillë është rrjedhojë e mungesës së Sistemit Informativ Shëndetësor.
Kodra thotë se kjo nuk është hera e parë që blihen më shumë vaksina për grip sezonal, në mungesë të informacionit.
Për çështjen e vaksinave është diskutuar edhe një ditë më parë në Kuvendin e Kosovës, ku u tha një mangësi e tillë dëmton buxhetin.