Ministria e Shëndetësisë ka bërë një huqje të madhe sa i përket numrit të viktimave gjatë 24 orëve të fundit, shkruan Gazeta Botapress.
Në raportin 24 orësh të publikuar nga kjo ministri, në shkrimin mbi foton raportohen 28 viktima, derisa në foton e bashkangjitur janë vetëm 24. Gjatë këtyre 24 orëve janë shënuar 1029 raste pozitive, ndërsa numri i viktimave nuk dihet saktë ende.
Kjo ka shkaktuar konfuzion te raportimi i numrit, duke bërë që disa të shkruajnë se janë 24 viktima, disa të tjerë 28.
Ministria e Shëndetësisë vazhdimisht është akuzuar se po fsheh numrin e viktimave, sidomos gjatë ditëve të fundit ku gjendja vazhdon të jetë e rënduar./Botapress.info/