Ministria e Shëndetësisë (MSH), ia ka huqur në postimin e fundit në Facebook, në lidhje me rastet dhe viktimat nga virusi korona. Në njoftim aty shkruhet kështu gabimisht: “Gjatë 24 orëve të fundit, nuk janë shënuar 6 raste të vdekjes”.
Në vend të, “Gjatë 24 orëve të fundit, nuk janë shënuar 6 raste të vdekjes”, MSH është dashur të shkruaj: “Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 6 raste të vdekjes”.
Në 24 orët e fundit nga 15.268 testime, 3.917 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 6 raste të vdekjes.
Sot janë shëruar 617 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 162.950.
Në total numri i rasteve aktive është 28.751.
Më poshtë njoftimi nga MSH. /Botapress.info/