Me urdherese nga Prokurori i Shtetit, ekipet e Institutit për Mjekësi Ligjore, së bashku me kolegët nga Eulexi, kanë marrë pjesë në operacionet fushore që nuk kanë të bëjnë me mbetje skeletore nga lufta e fundit, ka njoftuar Ministria e Drejtësisë, të mërkurën.
Aktivitet fushore të realizuara në Veriun e Mitrovicës janë kryer në dy lokacione të ndryshme, mirëpo që kanë të bëjnë me të njëjtin rast.
Xhelal Sveçla del me reagim: Policët që protestuan sot këtë vit morën nga 2,200 euro në muaj
”Pasiqë rasti konsiderohet se është nën hetime, për më shumë detaje drejtohuni në zyrën e Prokurorit të Shtetit, regjionin e Mitrovicës ose në Komandën e Policisë, në Veriun e Mitrovicës”.
“Për hirë të ndjeshmërisë së çështjes së të pagjeturve, edhe njëherë e potencojmë faktin se aktiviteti i sotëm fushor, nuk ka të bëjë me personat e zhdukur nga lufta e fundit 98-99”, thuhet në njoftim e Ministrisë së Drejtësisë.