Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq ka thënë se partia Lista Serbe që vepron politikisht në Kosovë, nuk ka legjitimitet demokratik.
Ai ka thënë se kjo parti është organ që kontrollohet nga partia SNS e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq në Beograd. Sipas tij, Lista Serbe përdoret si mashë nga Vuçiq për t’i kryer punët e vrazhda, që s’mund t’i kryej vet.
“Lista Serbe nuk ka autoritet. Organi që ka autoritet është një regjim autokrat që vjen nga Beogradi, apo më mirë thënë SNS, apo partia e Vuçiqit, e cila e ka krijuar këtë parti politike në Kosovë. I përdor ata si mashë për t’i kryer disa punë të vrazhda, të cilat s’mund t’i bëj vet”, ka thënë Rashiq në T7.
Rashiq ka thënë se pjesëtarët e Listës Serbe nuk janë të përzjedhur të popullit serb në Kosovë, por të emëruar nga Beograd.