Rusia do të “përgjigjet në mënyrë të duhur” nëse një numër vendesh të NATO-s vazhdojnë me planet e tyre për të furnizuar Ukrainën me avionë luftarakë dhe sisteme të mbrojtjes ajrore, tha Ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu.
“Ne po ndjekim deklaratat e liderëve të disa vendeve të NATO-s rreth synimit të tyre për të dërguar avionë dhe sisteme të mbrojtjes ajrore në Ukrainë. Në rast të zbatimit të tyre, ne do të përgjigjemi siç duhet,” tha Shoigu në një telekonferencë.
“Furnizimi me armë vdekjeprurëse për Ukrainën nga Perëndimi është i papërgjegjshëm dhe armatimi i pakontrolluar i popullsisë mund të përbëjë një kërcënim për kombet evropiane,” tha ai.
Shoigu tha se qëllimet kryesore të fazës së parë të pushtimit rus janë arritur.
“Në përgjithësi, qëllimet kryesore të fazës së parë të këtij operacioni janë arritur. Potenciali luftarak i Forcave të Armatosura të Ukrainës është ezauruar ndjeshëm, gjë që na lejon të përqendrojmë vëmendjen dhe përpjekjet tona kryesore në arritjen e qëllimit parësor të çlirimit të Donbasit.” tha Shoigu.
Në Turqi janë duke vazhduar negociatat Ukrainë-Rusi.