9 maji në Serbi shënohet si festë kombëtare e fitores mbi fashizmin. Krerët politikë të Serbisë, duke përfshirë edhe presidentin Aleksandar Vucic festojnë dhe marrin pjesë në këtë manifestim në Beograd.
E aty nuk kanë munguar as anëtarët e Listës Serbe. Goran Rakic, Igor Simic dhe Dalibor Jevtic ishin pjesë e këtij manifestimi.
“Me ftesë të Presidentit të Republikës së Serbisë, Aleksandar Vuçiq, morëm pjesë sonte në akademinë ceremoniale me rastin e 9 majit – Ditës së Fitores mbi fashizmin në Luftën e Dytë Botërore”, thuhet në postimin e Jevtiqit.
На позив председника Републике Србије Александар Вучић присуствовали смо вечерас свечаној академији поводом 9. маја – Дан победе над фашизмом у Другом светском рату
Goran Rakic është emëruar ministër për Kthim dhe Komunitete në qeverinë Kurti II ndërsa i njëjti ka festuar në krah të Vucicit mbrëmë.
Kujtojmë se kryeministri Kurti dikur e kishte quajtur Listën Serbe “ambasadë e Serbisë në Kosovë” e “instrument i Beogradit”, madje i kishte quajtur edhe çetnikë. /Botapress/