Pak orë para protestës së studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, Shkupi ka provokuar sërish për mbajtjen e provimit të Jurisprudencës në gjuhën shqipe.
Sipas ministrit të Drejtësisë, Igor Filkov, ‘nuk ka provim në gjuhën shqipe”. Filkov deklaroi se debati tashmë është i mbyllur dhe se nuk ka më hapësirë për komente shtesë.
“Mendoj se ajo çështje është mbyllur. Provimi i jurisprudencës është provim profesional, nuk është proces administrativ. Nuk kemi më për çfarë të komentojmë”, tha Filkov, raporton TCH.
Ai theksoi se qeveria aktuale nuk do të lejojë, siç u shpreh ai, interpretime politike të ligjeve dhe Kushtetutës.
“Ka përfunduar koha e interpretimeve politike ditore. Koha kur Kushtetuta dhe ligjet interpretoheshin sipas nevojave politike ditore… ka përfunduar me largimin e LSDM-së dhe BDI-së nga pushteti. Kjo Qeveri nuk ka ndërmend ta vazhdojë praktikën e relativizmit juridik”, deklaroi Filkov.
Ministri shtoi se shteti duhet të funksionojë mbi bazën e Kushtetutës dhe jo mbi interpretime politike apo presione publike.
“Kushtetuta nuk është temë për emisione televizive… Çdo gjë tjetër është presion. Dhe kjo nuk do të kalojë”, u shpreh ai.
Qëndrimet e ministrit Filkov që nga fillimi nuk kanë ndryshuar.



Të tjera
Aktuale
VV-ja fiton edhe ulësen e 50-të
Lëvizja Vetëvendosje ka fituar edhe ulësen
Aktuale
Takimi në Bruksel me vendet e NATO-s, Bajrami paraqet perspektivën e Kosovës
Ambasadori i Kosovës në Bruksel dhe
Shëndetësi
Kafeja në mëngjes pa ushqim, si ndikon në trup?
Për shumë njerëz, dita nis me