Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim ministrin e Punëve të Jashme të Greqisë, Nikos Dendias.
Takimi është duke u mbajtur në presidencë, derisa mediat janë lejuar të marrin vetëm pamje, ndërkaq nuk dihet nëse do të ketë adresim për media nga palët pas takimit.
Vdes një person në stacionin e trenit, nuk dihet identiteti i viktimës
Ministri Dendias pritet të takohet edhe me përfaqësues të tjerë të institucioneve.
Sipas njoftimit nga MPJ e Greqisë është bërë e ditur se diskutimet gjatë vizitës pritet të fokusohen në zhvillimet në dialogun Beograd-Prishtinë dhe perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor./Botapress.info/