Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e regjisores Burbuqe Berisha.
Me anë të një postimi në Facebook, Çeku ka treguar se Berisha frymën e fundit e dha në Ministrinë e Kulturës. “Kishte ardhur për punët përgatitore të koncertit të Operas, po e bënte regjinë e koncertit”, shkruan Çeku në FB, transmeton Gazeta Botapress..
Postimi i tij i plotë:
Lajm i trishtë. Burbuqe Berisha iku para kohe. La pas një krijimtari të pasur filmike e teatrore. Ishte personalitet i veçantë i kulturës. Frymën e fundit e dha në Ministrinë e Kulturës. Kishte ardhur për punët përgatitore të koncertit të Operas, po e bënte regjinë e koncertit.
Ngushëllime familjes, komunitetit artistik dhe gjithë shoqërisë. Qoftë i përjetshëm kujtimi për jetën dhe veprën e Buqes.