Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves ka bërë të ditur se dje në Kosovë ka ardhur ministri britanik i mbrojtjes, Lord Vernon Coaker.
Hargreaves bëri të ditur se ai është takuar me komandantin e KFOR-it, Ozkan Ulutash me të cilin kanë disktuar situatën aktuale të sigurisë.
“Sonte mirëpritëm në Kosovë Ministrin e Mbrojtjes të Mbretërisë së Bashkuar, Lord Vernon Coaker. Këtë mbrëmje ai u takua me Komandantin e misionit të KFOR-it, Gjeneral Major Ozkan Ulutash, dhe Gjeneral Brigade Schulte-Borghoff, Drejtor i Ekipit Ndërlidhës Këshillues të NATO-s”.
“Lord Coaker riafirmoi angazhimin ndaj KFOR-it të NATO-s. Ata diskutuan situatën aktuale të sigurisë, rolin e KFOR-it në ruajtjen e një mjedisi të sigurt për të gjithë, si dhe kontributin e vazhdueshëm të Mbretërisë së Bashkuar për paqen dhe sigurinë në rajon”, shkroi ai.



Të tjera
Ekskluzive Lajme
SHBA publikon marrëveshjen zyrtare me Iranin: Teksti i plotë me 14 pika
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë
Aktuale
KPK ua mbyll gojën monitoruesve të konkursit për Kryeprokuror të Shtetit
Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka
Aktuale
Përparim Rama godet VV’në e Kurtin thotë se po përgatit padi ndaj Mihalit
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama,