“Mi kanë vrarë dy shokë, i kanë shpraz nja 60 plumba”, Geci ka një porosi për Kurtin pas zbulimit të atentatit

Një artikull i publikuar ku thuhet se ka ekzistuar një plan për të vrarë kryeministrin Albin Kurti, Xhavit Halitin dhe Ismet Haxhën ka tërhequr vëmendjen e publikut. Lidhur me këtë ka reaguar edhe Gani Geci.

Ai tha se atë vazhdimisht janë munduar ta vrasin. Geci theksoi se në veturën e tij janë gjuajtur 60 plumba kallash dhe se ja kanë vrarë dy shokë, shkruan Botapress.info.

“Që 24 vjet, minimum nja 24 herë kanë bo plane, e kanë tentuar të më vrasin, i kanë shpraz  nja 60 plumba kallashi mbi automjetin tim, më kanë plagosur, mi kanë vrarë dy shokë, kanë bo plane e plan”, ka shkruar ai.

Ai po ashtu ka porositur Kurtin e të tjerët që të mos frikësohen.

“Mos u tutni burra. Kanë ardhur policia në shtëpi  dhjetra herë ruju se e ke jetën në rrezik  Por, pa thanë ai nalt këta poshtë veq munden mu shetit kah dardha e Ahmatit”, përfundoi ai.

Ndryshe Televizioni A2Cnn, në Shqipëri ka publikuar sot një artikull përmes së cilit njofton se në vitin 2021, Njësia Kundër Terrorizmit në Kosovë ka zbuluar se ekziston një plan për të vrarë kryeministrin Albin Kurti dhe dy persona të tjerë nga një shtetas nga Shqipëria.

LEXO EDHE KETE

Ish-kryeinspektori i AKI’së tregon pse s’u arrestua personi që planifikoi ta vriste Albin Kurtin

Pretendohet se sipas këtij plani personi i dyshuar për të kryer vrasjen është Prek Kodra, shtetas shqiptar.

“Në dokument theksohet se Njësia Kundër Terrorizmit në Kosovë ka marrë informacione për atentat ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, të Ismet Haxhës, ish-anëtar i Shërbimit Informativ të Kosovës dhe i afërm i Kadri Veselit dhe Xhavit Halitit, anëtar i Partisë Demokratike të Kosovës dhe ish-deputet”, thuhet në shkrimin e publikuar nga A2Cnn.

Prek Kodra, siç citohet dokumenti nga A2Cnn, theksohet se ai ka aftësi të mira në përdorimin e snajperëve. Ai dyshohet se është përfshirë në disa vrasje në Kosovë dhe Mal të Zi. Ndërkohë, Kodra dyshohet se jeton në Shkodër, ndërsa vepron në Tropojë, Ferizaj dhe Deçan të Kosovës./Botapress.info/

ngjashme