• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Mësohet se pse nuk ka ndriçim në autostradë: Ministria e Infrastrukturës zbulon detajet

nga Bota Press
16 Dhjetor, 2021
në Kosovë, Lajme
ShareShareShare

Autostrada ‘Ibrahim Rugova’ ka mbetur pa ndriçim tash e një kohë, duke mos u ditur arsyet e këtij ‘terri’ në këtë rrugë e cila është shumë e rëndësishme si në aspektin ekonomik, ashtu edhe në ata të lëvizshmërisë më të lehtë të qytetarëve.

I vetmi ndriçim gjatë natës në autostradën ‘Ibrahim Rugova’ janë dritat e veturave si dhe anësoret e rrugës që reflektojnë nga dritat e veturës, pasi që janë të lyera me fosfor.

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MIT), në një prononcim për Metron ka folur për këtë çështje, duke thënë se për ndriçimin e autostradës është kontraktuar kompania, e cila do të bëjë edhe sigurimin e autostradës.

“Kompania për mirëmbajtje të autoudhës është përgjegjëse për sigurimin e autoudhës 7/24h, ndërsa operatori ekonomik i kontraktuar për ndriçim do të bëjë vetëm implementimin e kontratës për funksionalizimin e ndriçimit publik”, kanë thënë nga Ministria e Infrastrukturës për Metron.

Ministria tutje ka treguar se vlera e këtij projekti është 417.676.30 euro.

“Projekti për ndriçimin e autoudhës sipas kontratës te cilën e gjeni në e-prokurim është në vlerë 417.767.30 euro.Kompania ka bërë ndriçimin e disa pikave (hyrje – dalje), kontrata vazhdon deri ne muajin maj të vitit 2022”, kanë thënë në fund nga MIT për Metron.

Gazeta Metro ka kontaktuar edhe kompaninë ‘Select Prima’, e cila ka thënë se si pasojë e pandemisë dhe mungesës së materialit, deri tash kanë instaluar vetëm pesë udhëkryqe të autostradës.

“Ne e kemi të kontraktuar projektin, edhe pse pandemi dhe me mungesë të materialit ne deri tash i kemi instaluar pesë udhëkryqet: Albi Mall, Fushë Kosovë, Mazgit, Prizeren Veri dhe Vermicë kufi. Tash jemi duke u përgatit për Suharekën”, ka thënë Muj Mazrekaj nga kompania ‘Select Prima’ për Metron.

Tutje Mazrekaj ka bërë të ditur se 14 trafo të mëdha dhe 54 kuti për shpërndarjen e rrymës do të vendosen në autostradë.

“Ne i kemi pas të sëmurë nga COVID-19 dy elektricistët tanë, mirë jemi ka punojmë sepse nëse e dini autostrada ka qenë e dëmtuar shumë, 14 trafo të mëdha, 54 ormana për shpërndarje të rrymës, 110 mijë metër kabllo do të vendosen në autostradë”, ka thënë në fund ai për Metron.

Projekti i kësaj autostrade është një ndër investimet më të mëdha që ka bërë Kosova deri më tani. Në të janë investuar afër 1 miliard euro.

Kjo rrugë është e një rëndësie të madhe, pasi e lidh Kosovën me Shqipërinë dhe qarkullimi në këto dy shtete është më i lehtë dhe më i shpejtë.

Metro ka raportuar për mungesë të ndriçimit në autostradë edhe dy vite më herët. /Botapress.info/

Tags: autostrada “Ibrahim Rugova”

Të ngjashme

Kosovë

Mustafa i LDK-së: Për dy vitet e qeverisë Kurti, qytetarëve vetëm faturat u janë rritur

nga Bota Press
31 Mars, 2023
Kosovë

Rikthehen reshjet e shiut, si pritet të jetë moti në fundjavë

nga Bota Press
31 Mars, 2023
Kosovë

Prishtina bëhet për herë të parë me “Rrugë për fëmijë”

nga Bota Press
31 Mars, 2023
Kosovë

A do ta mbështet VV-ja “Marshin për Drejtësi” , kjo është përgjigjeja

nga Bota Press
31 Mars, 2023


Lajmet e fundit

  • Walker për ‘Marshin për Drejtësi’: Do të doja të marshoja me ju, kriminelët e luftës janë në Serbi
  • Djegia e veturave në veri, reagon edhe Von Cramon
  • Mustafa i LDK-së: Për dy vitet e qeverisë Kurti, qytetarëve vetëm faturat u janë rritur
  • “Një pjesë e marrëveshjes po zbatohet”, për çka e ka fjalën Ambasadori Hovenier
  • Njerëzit e Ahtisaarit në Prishtinë, çfarë kontributi do të japë Finlanda për marrëveshjen?

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by Digital Storm LLC.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse

© 2021 Botapress.info - Developed by Digital Storm LLC.