Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka ftuar për takim kryetarët e komunave.Burimet e Indeksonline bëjnë të ditur se takimi do të mbahet nesër duke filluar nga ora 10:00.
Në atë takim do të diskutohet pandemia Covid-19 si dhe gjendja e krijuar. Gjendja me pandeminë në Kosovë është mjaft alarmante ku si pasojë nga sot kanë hyrë në fuqi masat e reja.
Deri më tani në total numri i rasteve aktive ka shkuar në 26.525.