Dy persona kanë vdekur si pasojë e aksidentit në fshatin Drenoc të Malishevës.
Burime të Indeksonline bëjnë me dije se personat të cilët kanë mbetur të vdekur në këtë aksident janë Hud Morina i lindur në vitin 1958 dhe Labinot Zogaj i lindur në vitin 1990, të dy banorë të komunës së Malishevës.
Ende nuk janë sqaruar detajet e këtij aksidenti fatal.
Në vend të ngjarjes, menjëherë ka dal kryetari i kësaj komune, Ekrem Kastrati.
Ndërsa në një status të mëvonshëm ka ngushëlluar familjet e viktimave dhe ka bërë thirrje për kujdes të shtuar në trafik.