Mësim në kohë lufte, Ukraina hap shkollat më 1 shtator

Pavarësisht luftës që vazhdon, shkollat në Ukrainë do të hapen vjeshtën e ardhshme.Sezoni do të nisë në shkollat e atyre zonave ku nuk ka aksione ushtarake dhe që janë të pajisura me strehë mbrojtëse nga bombat.

Kështu, brenda pak javësh, korridoret dhe klasat e shkollës në lokalitetin Ivanivka do të mbushen sërish me studentë. Dritaret në këtë institucion janë riparuar dhe zgavrat e plumbave janë mbuluar.

“Do riparojmë edhe shkallët dhe në mure do lyejmë shigjeta që tregojnë bodrumin”, tha drejori i shkollës, Igor Tjerevko.

Dhoma në bazamentin e shkollës dikur ka qenë një strehë për 160 persona që u fshehën gjatë luftës.

Sidoqoftë, tani ajo do të pajiset me një dalje emergjence shtesë dhe është aprovuar si strehë për nxënësit, mësuesit dhe gjithë stafin e shkollës.

“Kjo dhomë thuajse ka përfunduar. Jemi në mes të rinovimit. Po ndryshojnë sistemin elektrik dhe do të shtojmë disa banka. Ndërsa atje do të vendosim një ekran televizori”, u shpreh Tjerevko.

Lufta vazhdon, por po ashtu edhe jeta dhe fëmijët duhet të arsimohen, thotë më tej drejtori. Për këtë arsye, nëse gjërat shkojnë sipas planeve, shkollat do të hapin dyert më 1 shtator./Botapress.info/

ngjashme