• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Mesazhet e qarta të BE-së për takimin e 15 nëntorit në Bruksel, përmendin veriun e Kosovës 

nga Bota Press
12 Nëntor, 2021
në Lajme
ShareShareShare

Në takimin e 15 nëntorit në Bruksel, ministrat e jashtëm të BE-së do të diskutojnë për dialogun ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, dhe fokusi do të jetë në zbatimin e asaj që Beogradi dhe Prishtina janë zotuar më parë në negociata.

Kështu shkruajnë mediat serbe, që sipas tyre fokusi duhet të kthehet në zbatimin e obligimeve ende të paplotësuara nga dialogu.

“Duhet të përmirësohet atmosfera përmes lëvizjeve konkrete pozitive dhe të punohet në përparimin drejt një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse për normalizim, dhe rrjedhimisht në të ardhmen evropiane të Kosovës dhe Serbisë”, thuhet në një dokument në të cilën thirren mediat serbe, përcjell gazeta “Bota sot”.

Sipas këtij dokumenti, atmosfera e dialogut Kosovë-Serbi është e komplikuar dhe nuk ka pasur asnjë përparim muajt e fundit.

Zgjidhja e mosmarrëveshjeve për targat thuhet se ka treguar se “dialogu mund të japë rezultate” veçanërisht kur mbështetet nga “mesazhe të qarta nga zyrtarë të lartë të BE-së dhe partnerë ndërkombëtarë, përfshirë SHBA-në”.

Teksti i dokumentit bën thirrje për mbështetje për përpjekjet e bëra nga ndërmjetësit e BE-së, Josep Borel dhe Miroslav Lajçak në dialog, por gjithashtu u bën thirrje vendeve anëtare të “angazhohen me Beogradin dhe Prishtinën në një nivel të lartë”.

“Të dyja palët duhet të inkurajohen që të angazhohen në mënyrë konstruktive dhe të arrijnë rezultate pozitive, duke përfshirë marrëveshjet për tregun e përbashkët rajonal, si dhe të përmbahen nga lëvizjet e njëanshme dhe retorika përçarëse, veçanërisht kur bëhet fjalë për veriun e Kosovës”, përfundon teksti.

Në takimin e 15 nëntorit në Bruksel, Këshilli i BE-së do të diskutojë situatën e përgjithshme dhe angazhimin e BE-së në Ballkanin Perëndimor dhe diskutimet mbi “situatën gjithnjë e më të vështirë në Bosnje” dhe dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Tags: BE Policia

Të ngjashme

Kosovë

Viktimizohet Vuçeviq rreth sulmit terrorist në Banjskë: Ne asgjë nuk punojmë pas shpine

nga Bota Press
2 Tetor, 2023
Lajme

“Serbia po ndërton bazë ushtarake në afërsi të kufirit me Kosovën”

nga Bota Press
2 Tetor, 2023
Botë

E rrezikshme: Rusia mund të testojë një raketë me energji bërthamore

nga Bota Press
2 Tetor, 2023
Kosovë

Gërvalla për mediumin gjerman: Do të ketë luftë nëse …

nga Bota Press
2 Tetor, 2023


Lajmet e fundit

  • Viktimizohet Vuçeviq rreth sulmit terrorist në Banjskë: Ne asgjë nuk punojmë pas shpine
  • “Serbia po ndërton bazë ushtarake në afërsi të kufirit me Kosovën”
  • E rrezikshme: Rusia mund të testojë një raketë me energji bërthamore
  • Gërvalla për mediumin gjerman: Do të ketë luftë nëse …
  • The Guardian: Amerikanët të bindur se grupi terrorist është armatosuar dhe kontrolluar nga Beogradi

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by Digital Storm LLC.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse

© 2021 Botapress.info - Developed by Digital Storm LLC.