Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka refuzuar të flasë mbi dështimin e dy seancave konstituive të Kuvendit të Kosovës, raporton Gazeta Sinjali.
Pas homazheve, që ajo bëri në kompleksin e varrezave të dëshmorëve në ‘Velani’, presidentja Osmani u pyet lidhur me ndërprerjet e seancave, ku ajo u përgjigj se në ngjarje si këto – ku nderohen dëshmorët – nuk mund të flitet për çështje politike.
“Ju e dini që e kemi një praktikë që çdo herë kur i përkujtojmë dëshmorët dhe martirët për shkak të nderimit ndaj tyre, nuk përziejmë tema politike me këtë nderim”, tha Osmani.
Tentimi i parë për konstituimin e Kuvendit ishte më 15 prill por PDK, LDK dhe AAK votuan kundër raportit të Komisionit të përkohshëm për verifikimin e mandateve.
Pastaj, edhe të enjten më 17 prill, deputetët e zgjedhur dështuan për herë të dytë të konstituojnë organin legjislativ.
Kryesuesi i seancës, Avni Dehari i LVV-së ftoi për konsultë partitë politike dhe më pas e ndërpreu seancën duke thënë se “nuk pati konsensus” se si të vazhdohet tutje.
PDK, LDK dhe AAK kritikuan Lëvizjen Vetëvendosje për dështimin e seancës, që sipas tyre po bëhet për “pazare politike”.
Dhe, seanca e ardhshme për konstituimin e Kuvendit do të mbahet të shtunën, duke filluar nga ora 12:00.



Të tjera
Aktuale
Abdixhiku: Më shumë se dorheqje nuk kam çfarë të ofroj, nuk jam i lidhur pas pozitës, i lidhur pas shtëpisë-LDK-së!
Më shumë se dorheqje nuk
Aktuale
Kosova dhe Shqipëria në listë: SHBA pezullon lëshimin e vizave për imigrantë nga 75 vende
Shtetet e Bashkuara të Amerikës
Aktuale
Zhvillime dramatike në LDK: Hykmete Bajrami jep dorëheqje nga posti i nënkryetares së LDK-së
Hykmete Bajrami ka dhënë dorëheqje nga