• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Merkel: Pavarësisht mosmarrëveshjeve, Moska dhe Berlini duhet të bisedojnë

nga Bota Press
20 Gusht, 2021
në Botë, Lajme
ShareShareShare

Kancelarja gjermane, Angela Merkel tha se Moska dhe Berlini duhet të zhvillojnë dialog pavarësisht “mosmarrëveshjeve të thella”. Këto deklarata ajo i bëri teksa nisi takimin me presidentin rus, Vladimir Putin në Moskë.

Kjo është vizita e fundit zyrtare e Merkelit në Rusi, pasi ajo do të pensionohet nga politika muajin e ardhshëm.

“Ne kemi shumë çështje që duhet të adresohen në takimet kokë më kokë”, i tha Putini Merkelit, gjatë fillimit të takimit.

“Jam i sigurt se kjo nuk do të jetë vetëm vizitë lamtumirës, pas vendimit tuaj që të mos kandidoni për kancelare, por një vizitë e mbushur me përmbajtje serioze”, shtoi Putin, duke iu referuar zgjedhjeve që do të mbahen muajin e ardhshëm në Gjermani.

Dy liderët kanë thënë se në këtë takim do të bisedojnë për raportet dypalëshe, për pandeminë COVID-19 dhe për çështje ndërkombëtare, siç është situata në Afganistan dhe për bisedimet e paqes për Ukrainën, proces ky që ka ngecur.

Pas vizitës në Rusi, Merkel do të qëndrojë në Ukrainë më 22 gusht, ku do të bisedojë me presidentin, Volodymyr Zelenskiy.

Vizita e Merkelit në Moskë po ndodh në përvjetorin e parë të helmimit të opozitarit rus, Aleksei Navalny. Ai besohet se u helmua me një agjent nervor dhe për helmimin ai e ka akuzuar Kremlinin.

Aktualisht, Navalyn gjendet në burg, pasi u arrestua në janar, pasi u kthye nga Gjermania, ku ishte trajtuar pas helmimit.

Tags: MerkelPutin

Të ngjashme

Ekskluzive

OBSH: Vaksina për linë e majmunëve nuk është ilaç magjik

nga Bota Press
18 Gusht, 2022
Lajme

Ymeri paralajmëron këto marrëveshje në takimin Kurti-Vuçiq: Të insistohet në zgjidhjen përfundimtare

nga Bota Press
18 Gusht, 2022
Kosovë

Haziri ia jep disa instruksione Kurtit para takimit me Vuçiqin në Bruksel

nga Bota Press
18 Gusht, 2022
Kosovë

Moti për sot, rriten temperaturat

nga Bota Press
18 Gusht, 2022


Lajmet e fundit

  • Komiteti Teknik Emergjent për rrymën mblidhet dy herë në pak orë, i jepen dy ‘urdhra’ KEK-ut
  • Një anije tjetër me drithëra niset nga Ukraina
  • Kaq raste aktive me COVID-19
  • Takimi i tretë Kurti – Vuçiq, çfarë do të diskutohet dhe çfarë pret BE-ja
  • OBSH: Vaksina për linë e majmunëve nuk është ilaç magjik

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by EasyWebs.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse

© 2021 Botapress.info - Developed by EasyWebs.