Mërgimtarët që ia kanë mësyrë Kosovës nga pika kufitare Dheu i Bardhë po iu bie të presin nga 35 minuta deri në 3 orë.
Sipas përditësimit të fundit të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, kolonat në hyrje të kësaj pike janë deri në 200 metra.
Në pikën kufitare në Muçibabë, pritjet janë 20 minuta, derisa në Merdare 10-15. Në Han të Elezit pritjet po zgjasin deri në 10 minuta, derisa në pikat e tjera deri në pesë minuta.