Deputeti i PDK’së, Mërgim Lushtaku ishte i pari që gjuajti me ujë kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, teksa ky i fundit ishte duke folur në foltrën e Kuvendit. Ndërsa, zëdhënëskryeministri Besnik Bislimi sulmoi Lushtakun.
Përleshja ka eskaluar ku u përfshinë pothuajse të gjithë deputetët dhe ministrat.
Për çka po fliste Kurti përpara se të ndodhte sulmi në Kuvend?
Nga ana tjetër, kryeparlamentari Glauk Konjufca njofton për një pauzë prej 30 minutash.“Shkojmë në pushim 30 minuta. Kurse ata që janë përgjegjës për sigurinë ta vazhdojnë punën e tyre për gjithçka që është e nevojshme”, tha Konjufca./Botapress.info;/