Mendimi për motin – 3.04.2025
Më shumë vransira po parashihen mbi vend ditën e premtë. Nga orët e para të ditës priten reshje shiu kohëpaskohe. Lokalisht mund të jenë pak më intenzive. Erërat veriore frynë lehtë dhe mesatarisht 3-6m/s. Temperaturat minimale zbresin në 4C e 7C, e ato maksimale gjatë ditës shkojnë deri në 11C e 13C.
Intervale më të shpesha me diell parashihen ditën e shtunë, megjithëse mbeten mundësi për zhvillime të rigave lokale të shiut gjatë ditës. Temperaturat maksimale shënojnë rritje deri në 16C e 18C. Të dielen përkeqësim i përnjëhershëm i motit. Fillimisht reshje të shiut kalojnë mbi vend, që me rënie të temperaturës pranë 0C, shndërrohen edhe në dëborë. Deri në mbrëmje reshjet pushojnë. Nga e hëna mot i thatë, më stabil, sa me intervale me diell e sa me vransira. Minimalet zbresin deri në -4C, e të martën maksimalet shënojnë rritje deri në 7C. Frynë erë veriore e verilindore e lehtë dhe mesatare 5-12m/s.



Të tjera
Aktuale
Tahiri: Kosovës i duhet një qeveri kompromisi, jo zgjedhje të reja
Ish-ministrja e Jashtme e Kosovës, Edita
Aktuale
Armend Mehaj propozohet si “kryeministër i Qeverisë së unitetit kombëtar”
Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali
Aktuale
Tragjedi në Drenas: Një person humb jetën pasi u plagos në Fushticë
Një person ka humbur jetën si