Meteorologu Mendim Rugova tha se “ditën e nesërme kemi intervale me diell, mirëpo pritet të ketë edhe riga lokale shiu”.
Ai tha në #Gjesi se nga e mërkura priten temperatura “tepër të larta” për këtë periudhë.
Prej ditës së mërkurë e kemi një mot pak më të mirë, temperatura tepër të larta. Madje ka gjasa – këtu në grafikë e kemi deri në 22-22 gradë celsius, por ka gjasa deri në 25 me mbërri vende-vende, sidomos ndoshta pjesët e Dukagjinit”, tha Mendim Rugova.
“Orëve të mbrëmjes pritet ndoshta ndonjë rigë lokale shiu. Ditën e enjte dhe të premte kemi mandej pak më shumë mundësi që të kemi të reshura”, tha ai.
Të shtunën, ai tha se pritet një rënie e temperaturave.



Të tjera
Aktuale
Aktgjykimi i Kushtetueses, artikulli i RLI: Kosova në prag të kolapsit institucional
Gjykata Kushtetuese, ditën e djeshme nxori
Aktuale
Nga rezervat deri te taksat: Rrugët për stabilizimin e çmimit të naftës në Kosovë
Konflikti mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës
Lajme
Mot i paqëndrueshëm: IHMK paralajmëron për erëra të fuqishme
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka dalë