U lind rreth gjashtë muaj më parë, por publiku sot u njoh për herë të parë me portretin e Lilibet Diana.
Princi Harry dhe Meghan Markle më në fund kanë shpërndarë foton e parë të vajzës së tyre dhe Lilibet na shkriu zemrat sa e ëmbël qenka.
Imazhi i lezetshëm i familjes tregon Meghan duke mbajtur vajzën e tyre, ndërsa Harry i buzëqeshur shikon me djalin e tyre dyvjeçar.
Duka dhe Dukesha e Sussex, të cilët aktualisht banojnë në një rezidencë prej 14.7 milionë dollarësh në Montecito, publikuan kartolinën për të njoftuar se kanë bërë një donacion për disa bamirësi, duke përfshirë një organizatë që mbështet familjet e zhvendosura afgane.
Lilibet Diana Mountbatten-Windsor, fëmija i dytë i çiftit, lindi më 4 qershor në Santa Barbara, Kaliforni dhe është e teta në radhën e fronit.
Ajo lindi në spitalin Santa Barbara Cottage dhe u emërua sipas pseudonimit të fëmijërisë së Mbretëreshës, ndërsa emri i saj i dytë Diana ishte në nder të nënës së ndjerë të Harryt.