• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Mediumi malazez: Vuçiqi nëpërmjet Grenellit po ia përgatit gropën Dodikut, çfarë u fol në SHBA

nga Bota Press
7 Dhjetor, 2021
në Botë, Lajme
ShareShareShare

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, përmes ish-emisarit të SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell ka ofruar ndihmë për ta rrëzuar politikisht anëtarin serb të Presidencës së Bosnjë e Hercegovinës, Milorad Dodik.

Siç merr vesh gazeta malazeze, “Vijesti”, Grenell është takuar me një grup kongresistësh të Partisë Republikane më 1 dhjetor në hotelin Trump në Washington, ku në takim ka marrë pjesë edhe ambasadori serb në Shtetet e Bashkuara, Marko Gjuriq , bashkëpunëtor i ngushtë i Vuçiqit për një kohë të gjatë, transmeton Gazeta Express.

Sipas “Vijestit”, Grenell në atë takim e prezantoi Dodikun si faktor të madh përçarës në Ballkan dhe Vuçiqin si partner dhe stabilizues të mundshëm.

Ndër kongresmenët që morën pjesë në takim ishin Claudia Tenny , Mike Turner dhe Nicole Maliotakos. As ata dhe as Grenell nuk iu përgjigjën pyetjeve të gazetës malazeze lidhur me atë takim.

Grenell deklaroi në takim se Vuçiqi do të ishte i gatshëm të ndihmonte në tërheqjen ose largimin e Dodikut dhe se ai e ofroi Zheljka Cvijanoviqin si alternativë. Në këmbim, Vuçiq shpreson se kjo mund t’ia përmirësojë imazhin e dëmtuar, veçanërisht në prag të zgjedhjeve që do të mbahen në pranverë, transmeton Express.

Një grup kongresistësh amerikanë nga ana e demokratëve kohët e fundit ia dërguan një letër presidentit amerikan Joe Biden, në të cilën u kritikua ashpër presidenti i Serbisë dhe u përmendën akuzat për korrupsion dhe presion brutal ndaj mediave. Në atë letër madje kërkohej që SHBA-ja ta shqyrtonte mundësinë e sanksioneve ndaj tij.

Pavarësisht se demokratët kanë shumicën në SHBA, ndikimi i Partisë Republikane është ende i madh dhe ata shpresojnë që në vitin 2022 të arrijnë të marrin shumicën në të dyja dhomat e parlamentit, ndaj burimi i “Vijesti” thotë se nuk është e pazakontë që Vuçiqi ende e ruan kontaktin me Grenellin.

Cvijanoviq udhëtoi për në Shtetet e Bashkuara në nëntor dhe pati takime me zyrtarë nga Kongresi dhe administrata amerikane, por nuk kishte asnjë informacion zyrtar mbi temat e takimit.

“Vijesti” merr vesh se Vuçiq i është “ankuar” Dodikut dhe të dërguarit të Bashkimit Evropian për Ballkanin, Miroslav Lajçak, gjatë takimit të fundit në Beograd.

Tags: GrenellMilorad DodikVuciq

Të ngjashme

Kosovë

Kamishi tregon kush i bëri presion Duda Baljes për çështjen e tërheqjes së parave nga Trusti

nga Bota Press
25 Maj, 2022
Botë

Fëmijët u bllokuan në klasë e më pas u qëlluan për vdekje nga 18-vjeçari në Teksas

nga Bota Press
25 Maj, 2022
Botë

Davos: Përplasje mes Vuçiqit dhe Plenkoviqit

nga Bota Press
25 Maj, 2022
Botë

Kryeministri grek i kundërpërgjigjet Erdoganit

nga Bota Press
25 Maj, 2022


Lajmet e fundit

  • Flet shqiptari nga Kosova, dëshmitar i tragjedisë në Teksas
  • Kamishi tregon kush i bëri presion Duda Baljes për çështjen e tërheqjes së parave nga Trusti
  • Fëmijët u bllokuan në klasë e më pas u qëlluan për vdekje nga 18-vjeçari në Teksas
  • Davos: Përplasje mes Vuçiqit dhe Plenkoviqit
  • Kryeministri grek i kundërpërgjigjet Erdoganit

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by EasyWebs.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë

© 2021 Botapress.info - Developed by EasyWebs.