Probleme, largësi, keqkuptime. Mediat e huaja po raportojnë se Princi Harry dhe Meghan Markle janë në krizë prej muajsh. Ata shkruajnë: martesa përfundoi, princi është i frustruar, Meghan e pakënaqur. Megjithatë, deri më tani nuk ka asnjë konfirmim nga të dyja palët.
Por nëse deri vonë ishin kryesisht tabloidët britanikë ata që mbështesnin ndarjen, tani e bëjnë edhe mediat amerikane. Sipas Page Six, në Montecito, Kaliforni, asgjë nuk është më njësoj. Sussex-ët kanë arritur drejt një rruge pa rikthim. Për RadarOnline atyre ju duhet kohë për të shëruar dhe rindërtuar lidhjen e tyre.
“Ata po përpiqen të kuptojnë se çfarë ka ndodhur. Harry nuk përshtatet në botën sipërfaqësore të Hollivudit”, tha një burim për faqen, duke nënvizuar se princi shpreson të gjejë veten.
Vanity Fair shkruan: Harry do të niset sërish për në Afrikë, vendi i tij shpirtëror, për të xhiruar një dokumentar.
“Shpresojmë, ndarja në kontinente të ndryshme do t’i ndihmojë ata të gjejnë gjithçka që u nevojitet për të ecur përpara”, thonë burimet.
“Një ndarje provë”, me pak fjalë, të paktën për disa muaj. A do të funksionojë? A do të mjaftojë? Gjithçka që mbetet është të presim./Botapress.info/