Meçi i shumëpritur i boksit mes Tyson Furyt dhe Oleksandr Usyk do të mbahet më 17 shkurt në Riad të Arabisë Saudite.
Të enjten, në një konferencë për media në Londër, është konfirmuar data e meçit për titullin e kampionit të padiskutueshëm në peshën e rëndë në boks.
Britaniku Fury është kampion i botës në versionin WBC, ndërsa Usyk është kampion bote në versionet WBA, WBO, IBF dhe IBO.
Meçi mes tyre ishte paraparë të mbahej në dhjetor, por është shtyrë për shkurt, pas paraqitjes jo të mirë të Furyt në fund të tetorit në përballjen me yllin e MMA-t, Francis Ngannou. Fury fitoi me vështirësi me pikë.
Fury ka bilanc prej 34 fitoreve e një barazimi, ndërsa Usyk i ka fituar 21 meçet e deritashme në boks profesionist.