Luftëtari i MMA-së, Chris Barnett, i njohur si Medo, me një shqelm e hodhi në tokë kundërshtarin, pastaj feston si i çmendur.
Ai e goditi kundërshtarin me shqelm dhe e rrëzoi, më pas pasuan një sërë goditjesh të forta dhe gjyqtari u detyrua të ndërpresë meçin. Barnett arriti fitoren e tij të 22-të në karrierë dhe i pari në UFC.
Barnet duhet të humbasë peshë për të luftuar në kategorinë e peshave të rënda të UFC. Është i gjatët 175 centimetra dhe peshon mbi 130 kilogramë, jashtë rregullit garues.
Megjithatë, mbipesha nuk e shqetëson atë për të bërë gjëra të mëdha në kafaz.
Ai festoi fitoren e tij të parë në UFC duke bërë salto! Lëvizja e tij i gëzoi tifozët e MMA-së.