Gazetari Valon Syla ka thënë se deptueti Haki Abazi është “konspiracionist” dhe ka një teori pse e mori Albin Kurti në VV.
Sipas Sylës, Kurti mendoi se Abazi do i rregullonte raportet me amerikanët për Kurtin.
“Abazi ka qenë në disa parti. Haki Abazi pati deklaruar publikisht se FER-in e pati formuar ai. Ka pasur ankesa shumë nga Ilir Deda e të tjerë që thonin se nuk kishte lidhje Abazi me të. Pastaj u kap me media. Me Jeta Xharren. E ka pasur një gjysmë-shefi”, tha ai në emisionin Pressing në T7.
“Pas kësaj Hakiu ka kqyrë me hi në LDK dhe kur nuk mundet futet në VV. Por qaq shumë fascinohet Kurti me Abazin sa që ai mendoi se ia hap dyert me amerikanët e të tjerët. Qaq shumë ishte trivial dhe konspiracionist sa që fitoi publicitet dhe u bë zv.kryeministër. Por pastaj në zgjedhjet tjera mezi merr 5 mijë vota dhe në kur rinumërohen nuk i merr mezi 3 mijë”, shtoi Syla.