Propozimi i Lëvizjes Vetëvendosje për ta nominuar Glauk Konjufcën si kandidat për President ka nxitur reagime të shumta dhe të ashpra në rrjetet sociale.
Pak orë pasi partia në pushtet doli me njoftimin zyrtar, hapësira e komenteve u mbush me kritika, zhgënjim dhe paralajmërime për tërheqje të mbështetjes në zgjedhjet e ardhshme.
“Veç një gjë ta dini, keni me hup flliqt! Nëse e çoni vendin në zgjedhje me 51%, ide nuk e keni sa keq keni me humb.”

Një tjetër qytetar shprehet:
“Marre ju koft. Kurrë s’kam besu që ndodh kjo. Kam respekt për Glaukun, është njeri i mençur, ama Vjosa Osmani as sa ka arrit e tash thikë mas shpine. Harrone votën tem edhe të familjes tem.”

“Lere që s’keni votë ma prej meje, po kam me ju luftu me mish e me shpirt.”

“Të paftyrë!”
Një komentues tjetër shkruan:
“Bërllog jeni tu e bo. Veç një emër ka për Presidente e ajo o Vjosa Osmani. Mos e boni mut krejt se kurrë ma këto përqindje s’i merrni.”

Ndërsa disa komente përmbanin gjuhë fyese dhe ofenduese, duke akuzuar partinë për vendim të gabuar dhe duke paralajmëruar rënie të madhe të mbështetjes.


Reagimet tregojnë përçarje të dukshme në mesin e mbështetësve, sidomos atyre që do të preferonin vazhdimin e mandatit të Vjosa Osmanit në krye të shtetit.



Të tjera
Aktuale
Kryeministri Kurti i bën përmbledhje vizitës në Londër
Kreu i Qeverisë së Kosovës, Albin
Aktuale
Gjykata e Apelit e kthen në rigjykim rastin “Brezovica I”
Është kthyer në rigjykim nga Apeli
Aktuale
Djali i Agim Ramadanit: Sakrifica e dëshmorëve të mos zbehet, Kosova ka nevojë për unitet
Jeton Ramadani, djali i heroit të